Ishulli i Sazanit na u dogj përpara syve, avioni grek i shoi flakët për 8 orë! A e mori mësimin p…

0
Ishulli i Sazanit na u dogj përpara syve, avioni grek i shoi flakët për 8 orë! A e mori mësimin p…
Gjigandi

Rreth tetë orë kanë mjaftuar gjatë ditës se sotme, për të shuar nga ajri flakët që digjnin prej katër ditësh ishullin e Sazanit.

Përse duhej te kalonin 96 orë për të vepruar nga ajri, përmes një avioni te posaçëm te ardhur nga Greqia, teksa flakët përparonin duke rritur rrezikun për shpërthimin e municioneve luftarake?

Përgjigja tani është e thjeshtë: Sepse Shqipëria vetë, nuk ka në gatishmëri asnjë mjet të fluturimit ajror, që të ishte ne gjendje teknike për ta realizuar këtë operacion.

Ne mbrëmjen e datës 5 qershor ne kulmin e debateve për këtë çështje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi do të shkruante në një status në rrjetet sociale se ka vendosur të dëgjojë zërin e ekspertëve.

“I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.

RonaTyra

Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët”, tha Peleshi ndër të tjera.

Nuk dihet sasa është dëgjuar në realitet zëri i ekspertëve, por edhe nëse kjo ka ndodhur, ata nuk mund të rekomandonin fikjen e zjarreve nga ajri ndërkohë që Shqiperia nuk ka asnjë mjet në gatishmëri teknike, qe të kryej këtë mision.

Fillimisht Peleshi nuk pranoi këtë fakt te denoncuar publikisht nga mediat dhe një pjesë e opozitës, por me pas me rritjen e presionit publik, qeveria u detyrua që ta pranonte këtë realitet të trishtë.

Flakët vazhduan edhe dje duke gllabëruar sipërfaqe te tera me pyje shekullore dhe bimësisë se egër të ishullit. Derisa në mbrëmjen e djeshme, ministria e Mbrojtjes njoftoi se Greqia kishte sjellë si mbështetje avionin Canadair CL 415.

Operacioni për shuarjen e flakëve nga ajri nisi sot në orët e para të mëngjesit, për të përfunduar pasdite.

Pas gjithë këtij kalvari, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se flakët më në fund u shuan, ndërsa gishtin e drejton sërish nga turistët duke u treguar të kenë kujdes. E vetmja gjë që mungonte, ishte zotimi se si do e përballojë sezonin e verës që Shqipëria ka përpara, pa pasur asnjë helikopter apo avion te posaçëm në gatishmëri, për të shuar zjarret që janë tashme një rrezik evident në çdo kohë dhe në çdo vend.

“Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident”,shkruan ministri ndër të tjera.

Le të shpresojmë që bashkë me qytetarët e turistët, qeveria t’i mundësojë strukturave të posaçme të mbrojtjes civile, kryerjen në kohë e me mjetet e duhura të misionit të vet, të luftës kundër zjarreve dhe fatkeqësive të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu