Teka e fundit e Ramos dhe gruas së tij; barbecue në jahtin e tyre me mish prej ‘ari’ 1000 eurosh

0
Teka e fundit e Ramos dhe gruas së tij; barbecue në jahtin e tyre me mish prej ‘ari’ 1000 eurosh
Gjigandi

Vera ka ardhur dhe disa lojtarë tashmë po shijojnë pushimet e tyre pas një sezoni të gjatë. Një prej tyre është Sergio Ramos, i cili ka shfrytëzuar ditët e pushimit për të kaluar më shumë kohë me Pilar Rubio dhe fëmijët e tyre, Sergio, Alejandro, Marco dhe Máximo Adriano.

Një pushim për të cilin familja ka bërë gati valixhet dhe ka udhëtuar drejt Dubait, duke ndarë imazhe se si po kalojnë ditët e tyre larg Spanjës dhe Francës. Ata kanë zbuluar edhe disa nga tekat që po ia lejojnë vetes këto ditë të nxehta.

Qendërmbrojtësi i Paris Saint Germain dhe prezantuesja spanjolle kanë përfituar nga moti i mirë për të kaluar disa ditë në jahtin e tyre, në të cilin, siç kanë treguar në rrjetet e tyre sociale, duket se kanë gjithçka, nga një ambient palestre me vegla force në të cilat futbollisti është stërvitur, madje edhe një ‘barbecue’ portative me kuzhinierin e vet.

Kjo nuk ka qenë e vetmja tekë që i ka lejuar vetes çifti i lumtur, por kanë përfituar edhe nga qëndrimi në Dubai për të vizituar një nga restorantet më të njohur në botë, Salt Bae, ku futbollisti ka kaluar më parë, ashtu si yje të tjerë botërorë, si Thibaut Courtois dhe Karim Benzema, ndër të tjerë.

RonaTyra

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio donin të shijonin mishin e tyre karakteristik, i larë në ar. Një biftek që përgatitet në tavolinë, i prerë në copa të imta dhe i kalitur me kripë nga sipër. Një delikatesë që nuk është në dorën e të gjithë xhepave, ngaqë kushton 1000 euro.

Një mbrëmje që ata kanë dashur ta kenë për kujtim, duke e përjetësuar në Instagram. Të dy shihen duke kafshuar kockën, pasi kanë shijuar biftekun luksoz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu