Fajet i ka Champions League; Marcelo modifikon tatuazhin për të pestën herë

0
Fajet i ka Champions League; Marcelo modifikon tatuazhin për të pestën herë
Gjigandi

Kanë kaluar disa javë që kur Real Madridi bëri sërish histori në Ligën e Kampionëve, duke fituar të katërmbëdhjetën. Një kompeticion për t’u kujtuar me tri përmbysje të shkëlqyera kundër Paris Saint Germain, Chelsea dhe Manchester City, duke kulmuar me një fitore kundër Liverpool në “Saint-Denis” me një gol të Vinicius (1-0).

Një fitore me të cilën madridistët kanë shtuar një trofe të ri në palmaresin e tyre. Kjo nënkupton edhe Ligën e pestë të Kampionëve për disa anëtarë të skuadrës, si Marcelo, i cili tashmë ka shpallur lamtumirën e tij pas 16 sezonesh me fanellën e bardhë.

Tani, disa javë pas festës, vetë braziliani donte të befasonte mbi 56 milionë ndjekësit në Instagram me përditësimin më të fundit të një prej tatuazheve të tij, që pasqyron shumë mirë karrierën si lojtar i Real Madridit. Një tatuazh që lidhet me fitimin e Champions-it të pestë.

“Tatuazhi kishte nevojë qartësisht për një përditësim”, – ka shkruar vetë Marcelo krahas fotos (tatuazhit), në të cilën “kupat veshëgjatë” shihen në këmbën e tij, shoqëruar nga katër datat e “pushtimeve” të tij (2014, 2016, 2017 dhe 2018).

RonaTyra

Pak sekonda më vonë ai ka bërë një shtesë, datën e Champions-it të këtij viti “2022”. Vetë futbollisti shfaqet i buzëqeshur dhe duke treguar dorën e tij për nder të pesë Ligave të Kampioneve.

Një tatuazh me shumë histori dhe që ka kaluar gjithsej nëpër katër modifikime për të skalitur totalin e titujve europianë që mban aktualisht. Ky postim ka ngjallur reagime të pafundme nga fansat, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët nuk kanë ngurruar të lënë ‘like’ e tyre (duke arritur gati një milion në pak orë) dhe një koment që nderon mbrojtësin e majtë.

Një nga ata që nuk ka dashur ta humbasë rastin për të komentuar postimin e brazilianit ka qenë Lucas Vázquez, i cili ka bërë shaka pikërisht me numrin e partnerit të tij në Champions League: “Vetëm 5?” Një shifër që për momentin nuk e ka arritur galiciani, i cili ka katër Liga Kampionesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu