Tek Inter-i ka jetuar një rini të dytë

0
Gjigandi

Tek Inter-i ka jetuar një rini të dytë. Megjithatë, Luis Figo ka kaluar edhe momente  të vështira me zikaltrit. Këtë e ka zbuluar vetë portugezi në një lidhje direkte në Instagram me Fabio Cannavaro-n:

“Tek Inter-i jam ndier mirë në fillim, më pas gjërat kanë shkuar keq me Mancini-n, ka qenë një nga njerëzit që më ka poshtëruar më shumë në karrierë. Unë kam vuajtur tek Inter-i: nuk isha 20 vjeç, por 34-35 dhe në këtë moshë kam patur situata që nuk duhet të ndodhin”.

“Nuk ishte një çështje për të luajtur më shumë, në moshën 34 vjeç e di se çfarë mund të japësh. Megjithatë, të bësh nxehje për 85 minuta dhe më pas të luash 3 minuta për të parë nëse do të shpërthesh nuk është normale”.

“Duhet pak respekt dhe edukatë. Ti duhet të jesh profesionist dhe ta pranosh, por marrëdhënia nuk është më e njëjtë më pas. Maldini? Ka qenë gjithmonë një pikë referimi, por ne të Inter-it kemi qenë më të fortë në ato vite. I shkreti ai…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu