Të këqijat e punës nga shtëpia

0
Gjigandi

Puna nga shtëpia është një alternativë që ja vlen ta marrësh në konsideratë, sigurisht në disa profesione dhe procese të caktuara pune.

Por ndonëse është e preferuar,veçanërisht nga punëdhënësit,bart me vete rreziqet e veta që po jua rendisim më lart.

1. Përjashtimi nga kultura e kompanisë. Duke e kryer punën në distancë, kultura e kompanisë në mënyrë të pashmangshme synon të largohet nga punonjësi dhe pengon krijimin e një marrëdhënie që shkon përtej asaj profesionale.

2. Mundësi të pakta për t’u rritur profesionalisht. Në pjesën më të madhe të rasteve, ata që punojnë nga shtëpia, do të kenë gjithnjë të njëjtin rol në kompani me pak mundësi për t’u rritur profesionalisht.

3. Janë të parët që largohen nga puna kur kompania ka nevojë urgjente të reduktojë numrin e personelit dhe shpenzimeve.

RonaTyra

4. Produktivitet i ulët. Sipas pjesës më të madhe të punëdhënësve, punonjësi që punon nga shtëpia i kushton pak vëmendje detyrave të ngarkuara. Për pasojë, produktiviteti i tij është më i ulët krahasuar me punonjësin tradicional i pranishëm çdo ditë në zyrë, i cili mund të monitorohet nga drejtuesit e tij,ndonëse në lidhje më këtë, ka edhe mendime të kundërta.

5. Komunikim i dobët. Sipas shumë ekspertëve, distanca është një pengesë e rëndësishme për të ruajtur komunikimin efikas mes punonjësit dhe pjesës tjetër të ekipit.

6. Ja i lidhur gjatë gjithë kohës. Bashkëpunëtorët e jashtëm thonë se ata duhet të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme për klientin e tyre, çdo ditë të javës në çdo orë të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu