Të gjithë të çmendur pas Tonali-t, menaxheri zbulon të ardhmen e lojtarit

0
Gjigandi

Sandro Tonali do të jetë padyshim një nga protagonistët e merkatos së ardhshme. Mesfushori i Brescia-s kërkohet nga shumë klube të mëdha, italiane dhe jo. Presidenti i Dallëndysheve, Massimo Cellino, ka qenë i qartë mbi xhevahirin e tij: asnjë ulje dhe fjala e fundit i takon lojtarit.

Menaxheri i Tonali-t, Beppe Bozzo, ka folur për  të ardhmen e klientit të tij: “E njoh prej dy vitesh, më ka pëlqyer menjëherë, ashtu si familja e tij e bukur. Kanë qenë të gjithë të rëndësishëm për rritjen e tij dhe për menaxhimin e famës”, ka thënë Bozzo për Gazzetta dello Sport.

“Ka bërë një punë të shkëlqyer në debutimin e tij në Serinë A. Nuk kam folur akoma me presidentin Cellino, por kam lexuar me kënaqësi se do t’ia lërë Sandro-s fjalën e fundit mbi të ardhmen e tij”.

“Përpara ka shumë mundësi të rëndësishme, janë të pakët ata që e kanë patur një mundësi të tillë në moshën e tij. Është më mirë që Sandro të qëndrojë në Itali. Mund të konfirmohet te një klub i madh dhe do të ishte për të ardhur keq për Serinë A nëse do ta humbte”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu