Operacioni Forca e Ligjit orët e fundit ka vënë para përgjegjësisë për deklarim pasurie 3 shtetas që më parë kanë qenë të dënuar në Itali për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
OFL i ka dërguar kërkesë për deklarim pasurie
L.D., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
A.D., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
O.H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Njoftimi OFL, 7 korrik
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
L.D., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
A.D., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
O.H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.