Kreu i Urgjencës Kombetare Skënder Brataj ka replikuar me mjekun e njohur Erion Dasho, pasi ky i fundit deklaroi se në Shqipëri nuk ka një strategji të mirfilltë për të përballuar situatën nga Covid-19.
Postimi i Skënder Bratajt:
I nderuar Dr. Erion Dasho
Shtrembërimi i komunikimit nuk i vlen askujt, sidomos kur flasim ne mjekët është akoma më keq, sidomos kur bëhet në këtë situatë kritike krijohet akoma më shumë konfuzion. Kur ju kam njohur në vitin 2014 ju ishit drejtor i telemjeksisë dhe me thënë të drejtën nuk e dija që ishit mjek. Pastaj mësova që ishit mjek, por prap nuk e dija që ishit epidemiolog, tani në periudhën kovidiane e zbulova! Meqënese keni filluar punë në televezione këto gjashtë muajt e fundit si kritik COVIDIAN, nuk e di si e bëni specialistin e epidemiologjis ë në Gjermani, kjo është puna juaj, por ndofta meqënëse në Gjermani shkojnë punët mirë besoj ju kan dërguar të mbikëqyrni Shqipërinë dhe mirë kanë bërë! Ajo që kam vënë re se objektivi juaj është komiteti i ekspertëve, t ë cil ët jan ë koleg ët tuaj! Deri tani nuk keni qënë asnjëher dakort me asnjë vendim të tij ose punën e kryer, për ju asnjë ekspert i këtij komiteti nuk meriton. Ju e keni filluar me mjeket dhe mjek ët ekspert ë t ë komitetit nj ë betej ë pa pik ë referimi dhe tani mbërritët tek unë, duke marë fraza që të interesojnë nga intervistat dhe duke bërë interpretimin që dëshiron, duke anashkaluar problemet e tjera, ato më të rëndësishmet.
Ju jeni 24 orë në pritje të intervistave të çdo anëtari të komitetit (disa prej tyre kanë qenë profesorët tuaj), por tani si duket ju keni vërtetuar shprehjen popullore se “nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi”, ishallah qoftë e vërtetë! Ju çdo ditë jeni aty në pritje të një copëze komunikimi që mund të interpretohet në dy mënyra, asaj që thuhet realisht dhe asaj tuajës( kuptohet që është e vetmja e saktë)! Ose ndoshta lexoni vetëm titullin e lajmit pa hyrë në brendësi, normal mund të ndodh! Në daljen time nuk kam hequr asnjëher dobishmërinë e tamponit, kam konfirmuar dhe konfirmoj që ka një përqinje shumë të madhe fals negative tamponi, sidomos te asimptomatikët. Kam thënë që ideale për bërjen e tamponit është kur ke shenja dhe simptoma, jo të mos bëhet tamponi ose tamponi ësht ë i pa dobish ëm!
Në këtë periudhë njerzit kërkojnë tamponin kur kan ë shenja dhe simptoma, por nj ë pjes ë e madhe e k ërkojn ë për të hequr merakun se kanë qenë ose kanë dëgjuar që një i njohuri i tyre ka dal pozitiv. Nuk e vendos 127 kujt i bëhet tamponi, nuk vjen 127 të bëjë tamponin, ajo bën skedën e pacientëve që kanë shenja dhe simptoma dhe që mendohet se duhet tju bëhet tamponi, ashtu siç bën mjeku i familjes ose mjeku i urgjencës. Të tre ja referojnë epidemiologëve të cilët vendosin kujt do tja bëjnë tamponin.
Kritika është konstruktive kur kërkohet të përmirësohet puna, kur kërkohet të shpëtohen sa më shumë njerëz, kur kërkohet të informohen njerzit sa më shumë, sa m ë qart ë me k ëshilla.
Besoj se në këtë koment me titull me gërma të mëdha vetëm keni krijuar më shumë konfusion te qytetar ët.
Në fakt e keni bërë disa herë q ë nga fillimi i epidemis ë n ë Shqip ëri kur keni thënë se, nuk ka strategji, nuk ka protokolle, nuk ka trajnim!
I nderuar doktor të paktën dy nga këto tre akuza që ngrini ju, mendoj se duhet t’ja k ërkoni vetes tuaj!
Më rezulton se ju për llogari të OBSH në muajt e par ë t ë këtij viti, e cila ju ka paguar(besoj shumë mirë) keni bërë trajnimin e mjekëve të familjes online n ë baz ë t ë protokolleve!!! Ndërkohë dilni e thoni që nuk janë trajnuar mjekët dhe nuk kan ë protokolle.
Doktor kthjellohuni!!
Tani për tju sqaruar edhe njëher ju këshilloj të shikoni linkun e mëposhtëm që përputhet me çfar doja të përcillja në intervistën time. Mbas linkut ësht ë shpjeguar gjendja e Shqipërisë!