Bundesliga do të ngrejë sot “qepenin”, pas një pezullimi 2 mujor për shkak të Koronavirusit.
Për shkak të situatës jo fort të favorshme dhe kalendarit të ngjeshur, shumë klube gjermane kanë afruar në ekipin e parë talentet që spikasin nga akademia dhe ekipi i dytë.
Një mundësi kjo e shkëlqyer për talentin shqiptar Jason Ceka. 20-vjeçari, i cili është pjesë e Schalkes, është grumbulluar me ekipin e parë dhe ka shansin ideal për të debutuar në Bundesligë.
Shqiptari ka kaluar në të gjitha ekipet e moshave të Schalkes dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së dytë, ku është titullar fiks dhe ku ka shkëlqyer si një mesfushor organizator.
Ai po stërvitet prej dy javësh me ekipin e parë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit ditën e sotme në derbin e Ruhrit, ku Schalke do të përballet me Dortmundin.