Kryetari i Komunës së Vushtrrisë
, i është bashkuar sot ekipit të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal për të shpërndarë maska falas për qytetarët e Vushtrrisë.
Me këtë rast, ai ka deklaruar se shumica e qytetarëve të Vushtrrisë sot po bartin maska.
“Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë sepse e kanë kuptuar rëndësinë mbrojtëse të saj. Pra me mbajtë maskë nuk është marre, por shpëton jetë”, ka thënë kryetari Tahiri.