Në “Tempora”, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se investimet e qeverisë Rama janë përralla, pasi nuk janë reale, por fatura koncesionesh.
Tabaku: Rreziku më i madh është që nga paaftësisë e qeverisë, nga mbyllja në pandemi, dhe nga ndihma më e ulur, e taksat e rritura, sot kemi një krizë ekonomike. Konsumi ka rënë me 3% nga viti 2005. Ëhstë rritur borxhi.
Investimet e Ramës janë përralla, janë ëndrra. Nuk ka asnjë reale në këto projekte, janë fatura koncesionesh. Është rritur fatura e incenatorëve. Është rritur fatura e rrugëve që nuk janë duke u ndërtuar.
Rama shkon bën inaugurime qesharake me rrugë që kanë nisur qysh në vitin 2013. Janë investime publike që nuk dihet se nga kanë shkuar paratë.