Szoboszlai: Unë dhe Rangnick njihemi sepse është lideri shpirtëror i familjes…

0
Gjigandi

Mesfushori i Salzburg-ut, Dominik Szoboszlai, ka t ërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha nga Italia në Spanjë. Merkato është akoma larg, por 19-vjeçari po vlerëson çdo mundësi. E sigurt është se futbollisti do të largohet nga Austria.

Në një intervistë të dhënë për Rangado.hu, Dominik Szoboszlai ka folur në lidhje me zërat e merkatos dhe ka pranuar se është takuar kohët e fundit me Ralf Rangnick, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë në stolin e Milan-it:

“Unë dhe Rangnick njihemi sepse është lideri shpirtëror i familjes Red Bull. Jemi takuar kohët e fundit”.

“Për shkak të Coronavirus-it, kampionatet po luhen akoma dhe për rrjedhojë merkato nuk ka filluar akoma. Ndër të tjera, Ralf nuk punon te Milan-i. Sot nuk ka asgjë për të folur”.

“Objektivat e mi? Kam thënë se dua të fitoj Champions League, por nuk e di nëse me klubin tim aktual ose të ardhshmin. Kjo është arsyeja pse punoj shumë qëkur kam qenë fëmijë. Gjithsesi, do të thoja se Italia dhe Spanja janë maksimumi për mua”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu