Shakira dhe Gerard Pique zyrtarizojnë ndarjen e tyre pas 12 vitesh lidhje

0
Shakira dhe Gerard Pique zyrtarizojnë ndarjen e tyre pas 12 vitesh lidhje
Gjigandi

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka konfirmuar se po ndahet nga partneri i saj, futbollisti i Barcelonës, ​​Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë. Në një deklaratë të shkurtër të publikuar nga agjencia e komunikimit të këngëtares së njohur të pop-it thuhet:

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë respekt për privatësinë. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Gerard Pique dhe Shakira janë në lidhje që nga viti 2011, por asnjëherë nuk kanë thënë “po” në altar. Janë të shumtë ata që pyesin veten pse nuk ishin martuar ende pas më shumë se 11 vitesh bashkë dhe me dy fëmijët e sjellë në jetë. Në fund ka qenë vetë futbollisti, ai që ka shpjeguar situatën, ndonëse këtë e ka bërë edhe në raste të tjera.

Shakira normalisht i referohej Pique si “burri i saj”, edhe pse ata nuk ishin ngjitur kurrë në altar. Pavarësisht kësaj, vetë këngëtarja ishte shprehur se ndihej shumë rehat me lidhjen aktuale dhe theksonte se i pëlqente ideja për të qenë “e dashura” e Pique. Sipas kolumbianes, mos qenia gruaja e tij zyrtare e bënte atë më të vetëdijshme për marrëdhënien.

Pse Pique dhe Shakira nuk ishin martuar? Lojtari ka folur për këtë çështje. Gjatë një interviste me ish-futbollistin Gary Neville, ai u pyet për këtë situatë dhe nëse kishte ndryshuar mendje. “Do t’ju thoja që nëse do të kishte qenë kështu, nuk do të kisha asnjë problem, por nuk është kështu”, – ka shpjeguar ai i qetë dhe në një atmosferë të relaksuar.

RonaTyra

“Ky është mentaliteti i tyre, – vazhdoi Gary Neville. – Nuk është diçka shumë alarmante po të kemi parasysh se lidhja e tyre është konsoliduar prej shumë vitesh dhe mos harroni se kanë dy fëmijë të përbashkët”. Të njëjtën gjë ka nënvizuar edhe vetë lojtari katalanas: “Ne kemi dy fëmijë, nëntë dhe shtatë vjeç tashmë”.

Tani, e gjithë kjo histori ka një përgjigje shumë më të thjeshtë. Pse nuk ishin martuar Shakira dhe Pique? Epo, sepse, duke marrë parasysh këndvështrimin e të dyve në çdo kohë, nuk ia kishin bërë ftesën njëri-tjetrit për në altar. As ai dhe as ajo nuk i kanë kërkuar tjetrit të martohen, kjo është përgjigja më logjike dhe më e qartë.

🚨 Shakira and Pique both confirm their separation in a joint statement to the press: “We regret confirming that we’re splitting up. For the welfare of our children, which is our top priority, we ask for respect for our privacy. Thank you for understanding” #FCB

– Reshad Rahman ✆ (@ReshadRahman_) June 4, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu