Sulçe me kritika: Nuk mund të shkosh në Europë për të shitur një ndeshje

0
Gjigandi

Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe u shpreh me kritika ndaj ekipit të Partizanit në garat europiane.

Ai shprehet se Partizani nuk ka pasur sukses, e kjo pasi sipas tij këto skuadra nuk kanë projekte për të fuqizuar ekipin.

Sulçe: Laçi e ka gjetur ilaçin në Europë. Është bërë një ekip faktor në kampionatin shqiptar. Ndërsa Partizani nuk ka pasur kurrë suksese në Europë. Ekipi nuk ka pasur një ekip europian. Është koha që për këto ekipe të projektojnë sa më shpejtë se erdhi Europa. Ajo është vitrina më e mirë sepse aty shiten dhe blihen lojtarët. Nuk është vetëm të fitojmë një ndeshje për të marrë ato lekët. Projekti është t’i mbajnë këto lojtarë. Të sjellin lojtarë të tjerë të mirë. Nuk bëhet futbolli hajde të shkojmë të shesim një ndeshje. Futbolli është bërë teknologji. Të gjitha të vijnë aty.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu