Drita është shpallur kampion i IPKO Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20.
Gjilanasit arritën që të marrin trofeun në duar në xhiron e fundit edh pse pësuan humbje 2-1 ndaj Ballkanit në Suharekë.
Ish-futbollisti i morënjohur, Faruk Statovci, i cili tashmë punon si trajner thotë se do të jetë kritik nëse klubet tona nuk fitojnë në ndeshjet e para në Evropë.
“Nëse humbim nga kamarieret dhe picamenat do të jem shumë kritik. Për fat të keq për ekipet tona nuk po ka ekipe të lehta. Shpresoj se do të fitojnë dhe të në bëjnë krenar dhe ta sigurojnë edhe një ekip më shumë për pjesëmarrje në Evropë në vitij tjetër”, theksoi Faruk Statovci për emisionin 2 me 1.
Intelektualët arritën të fitonin një garë të ashpër me Gjilanin dhe Ballkanin, derisa larg nuk ishte as Prishtina.