Sot mezi i gjejmë pesë boksierë në Kosovë, dikur me 6 klube në ligën ish jugosllave! 

0
Gjigandi

Boksi dikur krenari e kombit shqiptar! Klubi i boksit Prishtina është klubi më i suksesshëm në trojet shqiptare, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë dhe gjashtë herë nënkampionë! 

Sot Kosova ballafaqohet me një situatë të pazakontë, mezi i mbledhin pesë boksierë të mirë për të përfaqësuar kombëtaren e Kosovës. 

Nuk është boksi i kohës së krenarisë së Mehmet Boggujevcit, Aziz Salihut, Xhevdet Pecit, Sami Buzollit, Afrim Majancit, Fatmir Makollit, Abedin LIkës, Nysret Rexhepit, Skënder Hajdinit, Mërgim Shalës, Muharrem Gjocajt, Agim Latifit, Zahir Shabanit, Naser Bajramit, Beqir Berishës, etj. 

Liga e dytë ish jugosllave me gjysmën e klubeve të Kosovës në vitin 1988!

RonaTyra

Poshtë shumë poshtë ka ra me cilësi, që në fakt janë edhe shumë faktorë.  

Klubet pak punojnë ose fare, as kushte si duhet nuk kanë më përjashtim të Gollakut. 

Sot mezi mbledhim pesë boksierë të mirë, atëkohë kishim gjashtë klube në ligën ish jugosllave. Prishtina kur garonte në ligën e parë ish jugosllave, dhe në ligën e dytë Trepça nga Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Partizani  i Gjilanit, IMK Çeliku nga Ferizaj. Pesë klube në ligën e dytë e një në elitën e boksit ish jugosllav, gjashtë në ligën krahinore të Kosovës, kishim në prill të vitit 1988. 

Sot nuk i kemi as pesë boksierë të nivelit për medalje, merre me mend! A thua, si erdh boksi deri të shkatërrimi, kush janë fajtorë? 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu