Sot i jepet lamtumira e fundit policit nga Gjakova që vdiq mbrëmë nga koronavirusi

0
Gjigandi

Sot pritet të varroset Ilir Gjoka, zyrtari policor nga ekipi reagues në Stacionin Policor në Gjakovë i cili ndërroi jetë mbrëmë si pasojë e koronavirusit.

Varrimi do të mbahet sot në ora 19:00, në varrezat e fshatit Skivjan të Gjakovës.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta tha se zyrtari i PK-së fillimisht u trajtua në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua për në QKUK.

“Ju konfirmojmë se kemi pranuar njoftimin nga IKSHP për vdekjen e kolegut tonë i cili që nga dita e premte ka qenë i hospitalizuar në spitalin rajonal në Gjakovë ndërsa dje, pas përkeqësimit të gjendjes është transportuar për në klinikën infektive në QKUK ku sot në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë. I ndjeri ka qenë zyrtar në ekipet reaguese të Stacionit Policor në Gjakovë”, ka thënë Graishta

Gjoka nuk kishte sëmundje tjera shoqëruese. Kështu ka thënë një i afërm i tij në kushte anonimiteti.

RonaTyra

“Jo bre s’ka pasë kurrfarë sëmundje. Mashkull dy metra nuk ta ka pa syri, djalë më të fortë e më trim, e më të fuqishëm… nuk mudem të shkruaj më shumë”, ka deklaruar familjari i tij. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu