Eurodeputetët, 5 qershori/ Zbuten tonet e deklaratës

0
Gjigandi

Një ditë më parë, përmes një deklarate të përbashkët, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, Raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis kërkuan miratimin e shpejtë të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit evropian”, theksohej në deklaratë.
Por pas disa orësh, ajo u fshi, për t`u rishfaqur sërish mëngjesin e sotëm, këtë radhë e modifikuar dhe me tone, disi më të zbutura.
“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian”, thuhet tashmë në postimin e modifikuar.
Në fillim të korrikut, Komisioni Evropian dorëzoi pranë Këshillit të BE-së kornizat e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me parimet që do të udhëheqin bisedimet e anëtarësimit për të dy vendet. Dokumenti pritet të diskutohet deri në vjeshtë, kur edhe do të bëhet vlerësimi mbi plotësimin e kushteve të mbetura për vendin tonë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu