Babai i Khabib Nurmagomedov sot humbi betejën me Koronavirusin
Abdulmanap Nurmagomedov vdiq në moshën 57 vjeçare në një spital të Moskës pas komplikimeve që ia shkaktoi Koronavirusi.
Fansat e Khabib e ngushëlluan atë për humbjen e babait, derisa të shumtë ishin ata që shpërndanë një video ku Khabib Nurmagomedov flet me respektin më të madh për prindërit.
“Prindërit tuaj janë gjithçka: Nëna juaj, babai juaj. Prindërit tuaj do t’ju mësojnë gjithçka që duhet të bëni.
“Kur jeni 15 ose 16 vjeç mendoni se dini gjithçka, ju ndjeni fuqi të madhe. Ju harroni kur keni qenë dy vjeç.
“Ndonjëherë nuk i respektoni prindërit tuaj, ju duhet të mbani mend gjithçka kur të rriteni, si ju mbështesin dhe si ju japin jetën. Kjo është shumë e rëndësishme,” kishte thënë Khabib në të kaluarën.
“Parents are everything”.
Saddened to hear about the passing of Khabib’s father (innaa lillahi wa innaa ilayhi raji’un).
His father meant a lot to him and in this video, he urges young people to be close to their parents. pic.twitter.com/QQmWbbZSGf
— IlmFeed (@IlmFeed) July 3, 2020