Solskjaer tregon pse Unitedi hasi në vështirësi kundër Norwichit

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e pranoi se paraqitja e skuadrës së tij në çerekfinale të FA Cup kundër Norwich Cityt nuk ishte më e mira e mundshme, por tha se kjo ndodhi për shkak se shumë lojtarë që ishin titullarë nuk kishin luajtur që një kohë të gjatë.

Manchester Unitedi arriti ta sigurojë një vend në gjysmëfinale të FA Cup, pasi e fitoi me rezultat 2:1 duelin si mysafir kundër Norwich Cityt.

Vendasit kanë qenë në krizë në Premierligë këtë sezon, mirëpo u treguan kundërshtarë të denjë për Djajtë e Kuq në Carrow Road, ku djemtë e Ole Gunnar Solskjaer arritën ta marrin fitoren vetëm në kohën shtesë dhe pasi rivalët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë.

Solskjaer i bëri tetë ndryshime në formacion të parë për këtë ndeshje dhe, pas ndeshjes, ai tha se kjo ishte arsyeja pse skuadra e pati të vështirë ta gjente golin.

“Ne jemi shumë të lumtur që jemi kualifikuar në rundin e radhës. Jesse Lingard dhe të tjerët nuk kanë luajtur dhe ata kishin nevojë për një ndeshje tjetër, kishin nevoja për minuta lojë për t’u kthyer në formë. Por, në këtë aspekt, shkoi mirë”, tha Solskjaer pas ndeshjes.

RonaTyra

“Dallimi mes seancave stërvitore dhe ndeshjeve, në aspektin e konkurrencës, do t’u ndihmojë atyre gjatë muajve të ardhshëm”.

“Kjo skuadër luajti për herë të fundit bashkë kundër Derbyt në rundin paraprak. Neve na u desh një kohë e gjatë për t’i besuar vetes në pasime dhe e lëviznim topin me shumë ngadalësi. Por, vazhdonim të tentonim dhe në fund e morëm golin që na u nevojit”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu