“Nuk pendohem që kam larguar Lukaku-n dhe Sanchez-in”.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është kthyer të flasë në lidhje me transferimin e dy sulmuesve tek Inter-i gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit me Aston Villa-n.
“Duhet të marr vendime, – ka thënë ai, – që mendoj se janë në të mirën e klubit. Vendimet që kemi marrë verën e kaluar dhe në janar, duke përfshirë lojtarët dhe duke i lejuar lojtarët të largohen, mendoj se janë marrë për të mirën e klubit dhe për t’u dhënë një mundësi të rinjve”.
“Nëse do të kthehesha mbrapa, do të merrja të njëjtin vendim”.