Sokoli mohon të ketë kurdisje në futbollin e Kosovës

0
Gjigandi

Trajneri i famshëm Bylbyl Sokoli beson se kurdisjet e ndeshjeve nuk janë dukuri e shprehur në futbollin kosovar, derisa insiston se ndeshja mes Llapi dhe Drenicës s’ishte e kurdisur.

Tash e 20 vjet, në futbollin e Kosovës kurdisjet janë konsideruar si njolla më e zezë e këtij sporti, përkundër probleme të tjera në aspektin organizativ, financiar të klubeve të ndryshme.

Dyshime të tilla shpërthyen edhe për disa ndeshje të kësaj jave, pasi që për ndeshjen mes Llapit dhe Drenicës – të cilën drenicasit e fituan me rezultat 2:0 në Podujevë – u hodhën dyshime se ishte e kurdisur. Kurse, presidentët e Trepçës ’89 dhe Feronikelit thanë se gjyqtarët qëllimisht i vendosën ndeshjet e ekipeve të tyre, e jo fusha e blertë.

Por, Sokoli nuk beson se ka pasur kurdisje, ndërsa insiston se as dyshimet e tjera s’janë serioze, pasi që thotë se zakonisht deklaratat e tilla jepen shkaku i emocioneve pas ndeshjeve.

“Të them të vërtetën, kjo nuk është dukuri në futbollin tonë. Mund të ndodhë aty-këtu ndonjë akuzë në gjendje afekti, për shkak tënervozës që mund t’i kaplojë pas ndeshjeve, pasi që trajnerët, lojtarët e zyrtarët mund të reagojnë në forma të ndryshme”, ka thënë Sokoli në emisionin “Favorit” në T7.

RonaTyra

“Nuk kam pasur rast ta shoh se kjo dukuri është e përhapur në sportin tonë, në futbollin tonë. Ndeshja Llapi – Drenica mendoj se ka qenë shumë e pastër, nuk dyshoj aspak për atë ndeshje. Madje individët e akuzuar janë sportistë të dalluar për të cilët nuk kam asnjë pikë dyshimi, ata janë shembull”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu