Ekipi i Policisë së Kosovës, fiton turneun e futsalit ‘copa del mare’ të mbajtur në Itali

0
Ekipi i Policisë së Kosovës, fiton turneun e futsalit ‘copa del mare’ të mbajtur në Itali
Gjigandi

Në Itali është organizuar një turne në futsal ku kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete. Ekipet e fustali kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse. Në këtë turne ka marrë pjesë edhe një ekip i futsalit nga Policia e Kosovës.

Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar. Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate:

Dita 1:
Policia e Kosovës – Baraberi (Sllovaki) 2:4
Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1
Policia e Kosovës – Caracal PD (Romani) 7:1
Policia e Kosovës – Unidas (USA) 14:1
Dita 2:
Policia e Kosovës – Flemalle (Belgjikë) 9:1
Policia e Kosovës – Marseille (Francë ) 12:1
Dita 3:
Çerekfinale
Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1
Gjysmëfinale
Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 3:0
Finale
Policia e Kosovës – Bratislava (Sllovaki) 2:1

Pra, ekipi i futsalit i PK-së është shpallur fitues duke marrë edhe kupën e turneut. Ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor.

RonaTyra

Ekipi i Policisë së Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu