Sneijder: Ka ardhur koha që Interi të fitojë

0
Gjigandi

Ish-heroi i Interit, Wesley Sneijder, këmbëngul se zikaltrit mund ta fitojnë Kupën e Italisë këtë sezon, por e pranon se tashmë e ka humbur garën për titull në Serie A.

Zikaltrit ngelin nëntë pikë prapa liderit Juventus, edhe pse e kanë një ndeshje në dispozicion për ta luajtur, kur kanë mbetur edhe 13 javë deri në përfundim të sezonit.

Interi rikthehet në aksion këtë të shtune me ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në kupë kundër Napolit, me synim për ta përmbysur humbjen 1:0 nga ndeshja e parë, në mënyrë që ta arrij finalen.

“Shpresoj që Interi do ta fitojë kupën këtë sezon. Mendoj se ka ardhur koha për ta fituar”, tha Sneijder për Il Mattino.

“Në Serie A nuk mund të bëjë shumë sepse Juventusi është vazhdon të jetë favorit i madh. Juve e ka ekipin më të mirë dhe po zhvillohet çdo sezon”, shtoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu