Plagosja e Çapjas/ Flet zjarrfikësi që u plagos: Brenda makinës kishte armë

0
Gjigandi

Ardian Çapja, 55 vjeç, i konsideruar si koka e fisit Çapja në Elbasan u plagos me armë zjarri paraditen e 8 qershorit 2020, në një ngjarje që sipas të dhënave të para dyshohet se ishte atentat i mirëorganizuar.

Ndërkohë pak minuta më pas në lagjen “Fushëmbret” është gjetur një makinë e djegur tip “Volkswagen”  që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit.

Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës është plagosur në këmbë, punonjësi i zjarrfikëses Dash Muhaxhiri 38-vjeç.,

Në një prononcim për median ai tregon si ndodhi plagosja ndërsa pohon se Brenda në makinë ka pasur armë.

“Vajtëm në vendngjarje dhe ndodhi një shpërthim. Fillimisht mendova se ishte gomë, por më pas pashë këmbën që ishte dëmtuar. Aty shpërtheu një predhë, por mirë nuk e di. Brenda ka pasur armë”

RonaTyra

Zjarrfikësi është plagosur në këmbën e djathtë me nje plage e shkaktuar nga një plumb” tha zjarrfikësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu