Sneijder e thotë sërish: Mund të isha bërë si Messi apo Ronaldo, por nuk më pëlqente

0
Sneijder e thotë sërish: Mund të isha bërë si Messi apo Ronaldo, por nuk më pëlqente
Gjigandi

Wesley Sneijder, tashmë në “pension” si futbollist, në moshën 38-vjeçare vlerësoi karrierën e tij profesionale. E bëri këtë përmes një interviste me Gianluca di Marzio. Gjithçka që ishte, por mbi të gjitha, ai që mund të bëhej.

Holandezi që ka qenë mesfushor i Ajax-it, Real Madridit apo Interit, ndër të tjera, konsideron se potenciali i tij i vërtetë nuk përputhej me atë që ka treguar gjatë gjithë karrierës si futbollist dhe ia atribuon stilit të jetës së tij.

Pika më e lartë e karrierës së Sneijder erdhi në vitin 2010. Ai fitoi Champions League me Interin dhe u shpall nënkampion në Kupën e Botës së Afrikës së Jugut me portokallinjtë.

Përveç kësaj, ai ishte “Këpuca e Argjendtë” dhe “Topi i Bronztë” në atë edicion të Botërorit. Ai sapo ishte larguar nga Real Madridi dhe mbërriti tek Interi i José Mourinhos, i cili ngriti “kupën veshëgjatë” në “Santiago Bernabeu”, pasi mposhti në finale Bayern Munich.

Një vit, pa dyshim, plot suksese dhe që e vendosi në listën e futbollistëve më të mirë të planetit. Megjithatë, ish-lojtari holandez beson se karriera e tij mund të kishte qenë më productive. “A mund të isha bërë si Messi apo Cristiano Ronaldo? Po, thjesht nuk më pëlqente”, – tha ai.

RonaTyra

Pohimi ishte po aq kumbues sa edhe justifikimi: “E kam shijuar jetën time, ndoshta kam pirë një gotë verë në darkë. Leo dhe Cristiano janë të ndryshëm, kanë bërë shumë sakrifica në futboll. Dhe kjo më duket e mirë. Sidoqoftë, karriera ime vazhdoi të ishte e pabesueshme”.

Në një supozim të thjeshtë, mbetet për t’u kundruar se si do të kishte qenë karriera e Wesley Sneijder me një konceptim të ndryshëm të rutinës së tij. Sidoqoftë, e pamohueshme është se ai pati mundësinë të prekte qiellin në Madrid me Interin dhe se ishte shumë afër të bënte të njëjtën gjë në Johannesburg, me kombëtaren e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu