Lajmet e fundit nga Bullgaria bëjnë të ditur se skuadra e futbollit, Levski Sofia, po rrezikon të falimentojë.
Një nga klubet më të suksesshme të Ballkanit, është në gjendje të rëndë shkaku i koronavirusit dhe mund të falimentojë në dhjetë ditët e ardhshme.
Një pjesë e punonjësve të rëndësishëm në këtë skuadër, përfshirë edhe trajnerin kanë dhënë dorëheqje, e cila do të pranohet zyrtarisht në tetë ditë.
Kjo nënkupton shpërbërjen e klubit, i cili ka qenë 26 herë kampion i Bullgarisë, që nga themelimi në vitin 1914.
Nëse bullgarët nuk gjejnë një investitor, skenari më i keq i mundshëm duket i pashmangshëm.