Eleminimi i toksinave nga organizmi i njeriut bëhet përmes mënyrave të ndryshme e urinimi është njëra prej tyre.
Ngjyra dhe era e saj tregojnë jo pak për shëndetin tuaj, ndaj më poshtë do të lexoni 6 arsyet përse urina juaj mund të vijë erë të rëndë.
1.Jeni të dehidratuar
Kur trupi është i dehidratuar urina është në ngjyrë të fortë dhe mban erë të rëndë.
2.Ushqime të caktuara mund t’i japin një aromë karakteristike urinës suaj.
Nëse keni ngrënë qepë, lakër Brukselit, hudhra,salmon ose keni pirë alkool mos u shqetësoni për aromën e urinës.
3. Infeksionet e traktit urinar
Bakteret që shkaktojnë infeksionet urinare janë përgjegjëse gjithashtu për erën e rëndë të urinës.
4. Diabeti i tipit 2 apo niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë gjithashtu përqendrim të amoniakut në urinë duke i dhënë erën karakteristike, shkruan living.al.
5.Sëmundja gjenetike trimethylaminuria është një gjendje e rrallë e cila prek mësë shumti femrat dhe është përgjegjëse jo vetëm për aromën e rëndë të urinës, por edhe gojës, trupit, sqetullave etj.
6.Gjatë ovulacionit apo shtatzënisë urina e femrës mund të mbajë gjithashtu erë më të rëndë për shkak të disbalancave hormonale