Situata nga Covid në vendin tonë/ Eksperti i ISHP jep lajmin e mirë

0
Situata nga Covid në vendin tonë/ Eksperti i ISHP jep lajmin e mirë
Gjigandi

Situata nga Covid në vendin tonë duket se po shkon drejt normalizimit. Prej disa kohësh, numri i infektimeve dhe humbjeve të jetës është në shifra të ulëta, ndërsa ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kurba do vijojë drejt uljes.

Epidemiologu Artan Simaku është shprehur  se situata duhet gjykuar edhe më gjerë në rajonin europian.

“Aktualisht situata paraqet një trend në rënie. Pritet një ulje e kurbës, mirëpo situata duhet gjykuar edhe më gjerë në rajonin europian, pasi Shqipëria nuk është e shkëputur nga Europa”

, tha ai.

Në disa vende të Europës dhe botës ka një rritje të infektimeve për shkak të nënvariantin Omicron, por ekspertët thonë se Shqipëri nuk ka asnjë rast të identifikuar.

RonaTyra

“Javën e fundit është vënë re një rritje e rasteve globalisht prej 8%, ndërsa sipas rajoneve në Azi në shtetet  kryesisht Kinë dhe Kore, një rritje prej 25% të rasteve. Në Europë ka një tendencë rritje në disa shtete të Europës siç është Austria, Gjermania, Holanda, Britania e Madhe, ndërsa në shtete të tjera situata nuk paraqet rritje por rënie. Momentalisht nuk qarkullon në Shqipëri varianti ba2. Nëse do qarkullojë në Shqipëri një rritje lehtë parashikohet”,

shton Simaku.

40% e popullatës shqiptare është e vaksinuar kundër Covid-19, por ekspertët rekomadojnë të mos ndërpritet procesi i imunizimit për të shmangur format e rënda të sëmundjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu