“Mungesa e avionëve” Rama: Nuk jemi në NATO të kemi raketa, nëse shpërthen, Luftën III Botërore n…

0
“Mungesa e avionëve” Rama: Nuk jemi në NATO të kemi raketa, nëse shpërthen, Luftën III Botërore n…
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama tha sot në një konferencë para gazetarëve lidhur me luftën në Ukrainë se ne si vend i NATO-s kemi regjim tjetër mbrojtjeje.

Rama theksoi se anketimet që qeveria bën vazhdimisht, shihet se ka një pjesë njerëzish se janë të shqetësuar se kjo luftë do të vijë në Shqipëri e se ne nuk kemi avionë.

Për këtë Rama u shpreh se Shqipëria nuk është në NATO një vend anëtar për të pasur raketa, por është një vend që ka shumë prioritete të vetat të koordinuar me aleancën.

Rama:

Ka shumë rëndësi të vazhdojmë punën dhe aktivitetin tonë jetësor sepse jemi vend i NATO-s dhe sot është përsëritur në mënyrë insistuese që vendet NATO-s janë në një tjetër regjim mbrojte. Në rastin e Ukrainës ka të bëjë me një vend partner që është sulmuar, por sipas Kushtetutës të NATO-s nuk vendoset dot në aplikim kapitulli 5 që nis sulmin nëse sulmohet një aleat. Në anketimet që ne bëjmë vazhdimisht, shohim se ka një pjesë njerëzish se janë të shqetësuar se kjo luftë do të vijë në Shqipëri e ne nuk kemi avionë. Shqipëria nuk është në NATO një vend anëtar për të pasur raketa, por është një vend që ka shumë prioritete të vetat të koordinuar me aleancën.

RonaTyra

Ka sot investimet që po kryhen në një bazë ajrore të NATO-s. Sigurisht që nëse Lufta e Tretë Botërore shpërthen diçka që as e parashikojmë dot e as e evitojmë nëse të tjerë e nisin, siç nuk e evitojmë dot nëse dalim nga shtëpia e na ndodh diçka. Duhet të jemi të vetëdijshëm që lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi, padiskutim. Sa? Si? Ku? Janë gjëra që duhen parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid e komod në thonjëza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu