Vaji i ullirit është një nga ushqimet më të shëndetshme të dietës tonë mesdhetare. Por a e dini që edhe ky produkt ka një datë skadimi si cdo produkt tjeter. Nese jo, jua themi ne: Kur skadon vaji i ullirit? E vërteta është që ky produkt nuk skadon kurrë. Ose, të paktën, nuk ka të njëjtin efekt si mishi apo peshku. Në fakt, nëse shikoni etiketimin e tij, do të shihni që data e korrjes dhe data e preferuar e konsumit është e shënuar. Në dallim nga data e skadimit, ai përcakton kohën që produkti duhet të ruajë të njëjtat vlera si në kohën e paketimit. Pas kësaj date, vaji nuk është i garantuar të ketë cilësinë origjinale. Edhe pse kjo nuk do të thotë që ju do të ndjeni shqetësime në organizmin tuaj.