Si ta ruani distancën fizike në plazh për t’u mbrojtur nga COVID-19?

0
Gjigandi

Chad Sanborn, specialist i sëmundjeve infektive, në West Palm Beach, FL, thekson rëndësinë e qëndrimit për të paktën 2 deri në 8 metra larg nga çadrat dhe pushuesit e tjerë – sa më shumë që të jetë e mundur, madje edhe kur jeni në ujë. (Kur nuk jeni në ujë, një maskë cope për fytyrën mund t’ju sigurojë më shumë mbrojtje.)

“Kjo nënkupton që të provoni të vizitoni plazhe më pak të mbushur me njerëz, ku distancimi shoqëror mund të jetë më i lehtë”,- shton Dr. Sanborn.

2 metra është minimumi i distancës – ky është rezultati i studimit të botuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive. Grimcat e koronavirusit mund të udhëtojnë midis 2 dhe 8 metrave.

“Pra, ju do të jeni të ekspozuar ndaj përqendrimeve më të ulëta të virusit në një distancë më të madhe”,- tha Dr. Sanborn.

“Ndërsa qëndrimi 8 metër larg nga të tjerët mund të jetë një shans mjaft i ulët për infeksion. Të uleni në skajin më pak të përqendruar të plazhit, mundësisht të tërhiqeni nga turmat, do të ishte këshilla më e mirë në këtë verë.”

RonaTyra

Dr. Sandborn shton se duhet të përpiqeni të kufizoni edhe numrin e njerëzve me të cilët qëndroni në plazh.

“Ju e dini që festat tashmë, edhe pse të dashura për të gjithë, nuk mund të jenë aq argëtuese sa çdo vit dhe arsyeja, kuptohet, është distance sociale”.

Dhe, sigurisht, nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikoni të infektoni të tjerët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu