Të gjitha marrëdhëniet janë të ndërtuara në besim, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e biznesit. Besimi është një gjë shumë e brishtë, merr shumë kohë për t’u fituar dhe një hap i gabuar mund t’a thyejë përgjithmonë. Befasohem se ka një trend në mes të shitësve i cili është e kundërta e besimit, gënjeshtra.
Së fundmi, kam pasur një grumbull emailesh të mbushura me gënjeshtra. Për shembull, disa javë më parë, unë isha folëse eksperte në një konferencë në Silicon Valley, e fokusuar në tregtimin e bizneseve të vogla. Email adresa ime, që zakonisht nuk shpërndahet, iu dha pjesëmarrësve. Unë pranova shumë emaile (njërën prej tyre nga një person të cilin e njihja). Pastaj, pranova një nga një shitës i cili tha se kisha takuar kolegun e tij( nuk e kam takuar) për të diskutuar për disa zgjidhje për biznesin tim (as këtë nuk e kam bërë) dhe ai dëshironte të vazhdonte dhe të diskutonte më tej.
Ishte e dukshme se ai kishte marrë informatat e mia nga regjistrimi, për shkak se unë përdora emrin e kompanisë time për regjistrim, e cila është diçka për të cilën nuk flas në biznesin ditor.
Një tjerët shitës hoqi emrin tim nga emaili i një formulari me inicialin e gabuar të mesëm (unë kam dy dhe ishte ai i dyti), duke thënë se ne kemi bërë biznes më parë ( sërish, kjo nuk ka ndodhur).
Sikur këto të ishin incidente të izoluara, por unë pranoj këto lloje të emaileve çdo ditë. Dhe kur flas me pronarë tjerë biznesi, e di se edhe atyre u ndodh kjo.
Nëse e di se po më gënjen, nuk do të bëj kurrë biznes me ty. Pikë.
Shitjet janë një industri e vështirë dhe thirrjet përmes emailit edhe më të vështira, por nuk është një arsyetim për të gënjyer. Këtu janë disa afrime të cilat mund të përdoren në vend të gënjeshtrave.
Përdorni humorin
Nuk ka asgjë më të mirë në botën time se qeshja. Humori mund të thyejë barrierat, kështu që, nëse gjeni një mënyrë të zgjuar dhe qesharake për të prezantuar veten, bëjeni atë. Kështu ju keni rast më të mirë për të marrë vëmendjen e tyre kur u dërgoni mesazhe në email ose në LinkedIn.
Bëni disa hulumtime
Disponueshmëria e informacioneve online mund t ‘ju ofrojë detaje në prapavijë për t’i shfrytëzuar ato dhe për të gjetur gjëra të përbashkëta. Shumica e shitësve (dhe njerëz të tjerë të cilët prezantohen) janë shumë përtacë dhe nuk personalizojnë përpjekjet e tyre të lidhjes. Përderisa shitjet janë shpesh një lojë me numra, dhe ju duhet të personalizoni prezantimin tuaj për të treguar se keni ide se me kë po flisni dhe pse po i kontaktoni ata.
Mos i harroni ata
Kur provoni të kontaktoni me dikë, bëjeni të qartë se pse ata do të përfitojnë nëse ju japin kohën dhe vëmendjen e t yre (në baza të personalizuara). Njerëzit janë të zënë, dhe nëse nuk tregoni se pse duhet t’iu interesojë, atëherë atyre nuk do ju interesojë.
Prezantohuni
Prezantimet e ngrohta kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshme se sa prezantimet e ftohta, kështu që mbështetuni në rrjetin tuaj për rekomandime dhe prezantime. Nëse dikush tashmë ju njeh, ju pëlqen dhe ju beson, ata me të vërtetë mund të ju ndihmojnë të krijoni një marrëdhënie me një kandidat në rrjetin e tyre. Vetëm mos u ktheni në skenarin e rremë të gjetjes së lidhjeve të përbashkëta dhe duke thënë se ata ju kanë rekomanduar kur në të vërtetë kjo nuk ka ndodhur.
Marrëdhëniet dhe besimi janë më të rëndësishme se kurrë në biznes, kështu që mos filloni gjërat gabimisht duke thyer besimin e dikujt pa pasur ende rastin për t’a krijuar atë.