Sot është shënuar rekordi më negativ në lidhje me të prekurit dhe të vdekurit nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në Shqipërisë.
ISHP konfirmoi se 4 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit tek Infektivi, ndërsa raportohet për 93 të prekur.
Të dyja këto të dyja janë më të lartat të shënuara brenda 24 orëve që prej marsit.
Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19.
Ndërkohë, situata është e rëndë tek Infektivi ku gjenden të shtruar 72 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Abcneës.al mëson se ka një rritje të beftë të numrit të personave që u nevojitet ndihmë me aparatura për të qendruar në jetë, gjë e cila nëse vijon në këto ritme pritet që të sforcojë kapacitetet e spitalit Infektiv.
Nisur nga situata e krijuar, pritet që të rihapet edhe spitali “Covid2”, Sanatoriumi. Madje, në plan është edhe hapja e “Covid3” nëse gjendja vijon e njëjtë.
Situata paraqitet e rëndë pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar vetëm 6 persona, një shifër tepër e ulët kjo krahasuar me të prekurit.