Shukri Paçarada për gazetën “Bota sot”: Ju uroj për trimërinë që tregoni që 25 vite 

0
Gjigandi

Ish portieri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, Shukri Paçarada, tha se e admiron gazetën kombëtare “Bota sot”.

Paçarada, edhe sot kujtohet nga gjeneratat e vjetra, për debutimin fantastik në fanellën e Prishtinës pikërisht me 22 shkurt të vitit 1987 dhe fal shkëlqimit të tij, Prishtina e kishte importuar një pikë nga stadiumi “Marakana”, duke luajtur baras (0:0) me Cërvena Zvezdën e Beogradit, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë.     

“Ju uroj për trimërinë që tregoni që 25 vite. Ju e patët mundin dhe aftësinë, që kaq vite gjatë ta mbani Konstancën e informimit të drejt dhe me vlerë.

Po hyj edhe unë në rendin e gjatë të urimeve që do ti merrni.

E admiroj gazetën e juaj këtë përzierje prej tradicionales dhe modernes, me një fjalë udhëheqje me Stil. Kjo ishte dhe është mendimi im çelësi i suksesit të ‘Bota sot’.
Uroj që mos të ndryshoni dhe suksese”, uron Paçarada, që është edhe trajner në Gjermani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu