“El Trinche” nuk ia doli dot! Tomas Carlovich, legjenda e futbollit argjentinas, vdiq në moshën 71-vjeçare. Ditën e mërkurë u sulmua nga dy hajdutë që i morën biçikletën.
Gjatë përleshjes me ata në tentativë për të mos i dhënë biçikletën, ish-futbollisti legjendar ra në tokë dhe e goditi kokën. Bruno Carlovich, një nga fëmijët e Felipe, e tregoi kështu faktin e hidhur.
“Im atë ishte duke i dhënë biçikletës dhe dy djem iu afruan për t’Ia marrë. Njëri e goditi në kokë. Më pas, në rënie goditi edhe kokën”.
Tomas Carlovich
Carlovich konsiderohej në Argjentinë si një nga futbollistët më të mëdhenj të epokës së tij, aq sa Diego Armando Maradona, fans i tij, e konsideronte dhe më të fortë se vetë “El Pibe”.