“E meritojmë Europianin dhe duam vendin e parë”! Strakosha tregon se ku ndryshon Silvinjo nga Panuçi dhe Reja: Jemi të gjithë të lumtur!

0
Gjigandi

Shqipëria do të luajë kundër Bullgarisë në ditën e nesërme. Kjo ndeshje miqësore vjen pas fitores me shifrat 3-0 kundër çekëve.

Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Strakosha dhe Silvinjo. Fillimisht ishte Strakosha që ka dalë për të folur para gazetarëve.

“Jam krenar që kam bërë debutimin në Premier League. Në Kombëtare është trajneri që vendos. Ne futemi gjithmonë për të fituar ndeshjen. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme.

Kam pasur një dëmtim që më mbajti shumë jashtë, por jam i lumtur në Premier League. Objektivi i radhës është të luaj në Europian, ajo është gjëja më e bukur. Ne jemi të gjithë të lumtur te Shqipëria, grupi është shumë pozitiv.

E meritojmë kualifikimin në Europian dhe në vendin e parë. Me Silvinjon është e rëndësishme që fton gjithmonë të njëjtët lojtarë, nuk i ndryshon, kjo është pika e fortë, ndryshe nga Reja dhe ndryshe nga Panuçi. Në Kombëtare ke fare pak kohë për t’u stërvitur dhe njohur me shokët e ekipit”, tha Strakosha.

RonaTyra

a.c./dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu