Shtëpia e Bardhë konfirmon se presidenti Trump do ta vizitojë Londrën

0
Gjigandi

Presidenti Donald Trump do ta vizitojë Britaninë e Madhe për herë të tretë gjatë këtij vitit, ka konfirmuar në një njoftim Shtëpia e Bardhë.

Së bashku me zonjën e parë, Melania Trump, presidneti i Shteteve të Bashkuara, si dhe një numër i madh i rojave të sigurisë, do të shkojnë në Londër më dy dhjetor ku do të qëndrojnë për dy ditë tjera, para se të zhvillohet një samit i NATO-s.

Gjatë kësaj vizite, Trump do të pritet në Pallatin Buckingham nga Mbretëresha Elizabeta II, të cilën gjatë vizitës së fundit, e ka konsideruar si një grua të “mahnitshme, të mprehtë dhe të bukur”.

Kjo vizitë e presidentit Trump, vjen disa ditë para se në Britani të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme që janë caktuar për 12 dhjetor.

Sfidë e policisë dhe shërbimeve të sigurisë, mbetet organizimi për mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e vizitës së presidentit amerikan, që gjatë vizitës së kaluar është shoqëruar me protesta të shumta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu