Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli po shkëlqen në fanellën e Zurich në Superligën e Zvicrës.
Por, ylli i Kosovës ka befasuar me intervistën e tij të fundit.
Ai ka zbuluar sesi ka punuar në një McDonald’s, si dhe është marr me kickboks.
“Kur morëm lajmin për rastin e parë pozitiv me koronavirus unë u trondita”, tregoi futbollisti.
Kololli po ashtu tregoi se më parë kishte punuar në McDonald’s dhe para karrierës së tij si futbollist ishte një kickbokser.
“Kam bërë shumë gjëra, karriera ime nuk është tipike për një lojtar futbolli. Për shembull në moshën 17 vjeçare fillova të merrem me kickboks. Kam punuar në një kuzhinë në McDonald’s”, ka treguar Kololli.