Një shtetas shqiptar me COVID-19 që shkonte në Qipro ka vënë në alarm autoritetet në ishull. Ky fakt është bërë i ditur nga mediat e Qipros.
Sipas mediave bëhet fjalë për një qytetar shqiptar, banues në Qipro që vinte nga Athina.
“Rasti ishte një banor shqiptar i Qipros, i cili mbërriti nga Athina të hënën dhe ishte në mesin e 379 provave mbi individët e riatdhesuar. Personi u testua në aeroport, gjatë mbërritjes së tij. Shqipëria është një vend i kategorisë C. Rasti u gjet nga 1.754 testime të përpunuara të martën”, shkruajnë mediat atje.