Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi iu janë gjetur 21 gramë kokainë. Ai tentoi fshehjen e kokainës në çorape mirëpo u zbulua!
Skuadra e Pesaros e gjeti drogën pasi kishte kontrolluar 20-vjeçarin që shiste drogë.
Në shënimin e policisë thuhet:
“Një person i huaj, i dënuar, kërkues azil është arrestuar nga skuadra lëvizëse.
Hetuesit besonin se i riu, i cili kishte mbërritur në Pesaro disa muaj më parë, kishte rifilluar një biznes të tregtisë me drogë të llojit kokainë; aktivitet për të cilin tashmë ishte hetuar në qytetin ku kishte banuar më parë. Duke qenë se fundjava përkon me periudhën kohore në të cilën konsumi, rrjedhimisht edhe shitja, arrin kulmin më të lartë, hetuesit e Antidrogës, në momentin që i huaji u largua nga shtëpia e tij, u vunë nën kontroll dhe në kërkim të tij.
Brenda dhomës së gjumit iu gjetën dy mbështjellës me rreth 21 gram kokainë, të fshehura brenda disa çorape”.