Policia: 186 të arrestuar dhe 420 persona të proceduar penalisht

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara në një javë në të gjithë vendin.

Operacionet janë kryer për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike apo trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Sipas policisë, gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 645 persona, nga këta: 186 janë arrestuar, 420 janë proceduar penalisht dhe 39 janë shpallur në kërkim.

Edhe në javët në vijim, Policia e Shtetit njofton se do të vijojë me vendosmëri kontrollin e imtësishëm të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike apo kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu