Shqiptarë e maqedonas, shpallen fituesit e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

0
Gjigandi

Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe ajo shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake, sipas të cilave, LSDM-ja ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Koalicioni Aleanca-Alternativa 12, E majta 2 dhe PDSH-ja 1 ulëse.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 vende deputetësh. Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë së re i jepet asaj kandidatit apo partisë që ka fituar shumicën e votave. Ai mund të formojë qeverinë e re nëse arrin të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetësh.

Rezultati i ngushtë zgjedhor do ta bëjë të vështirë formimin e qeverisë pasi vendimtare për këtë do të jenë votat e dy partive shqiptare. BDI-ja në zgjedhje ka marr pjesë me kërkesën për kryeministrin e parë shqiptar. Dy partitë maqedonase e kanë përjashtuar një mundësi të tillë duke theksuar se kryeministri i takon partisë maqedonase që fiton zgjedhjet.

RonaTyra

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, ka hedhur poshtë informacionet që “sulmet kibernetike ndaj faqes elektronike të KSHZ-së të kenë manipuluar procesin zgjedhor, siç pretendon VMRO DPMNE-ja opozitare. Faqja elektronike ku publikohen të dhënat nga votimet nuk ka funksionuar që nga mbyllja e votimeve. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton rastin, nëse ka pasur sulm hakerësh dhe nëse ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Në zgjedhjet e së mërkurës kanë marrë pjesë 15 parti politike dhe koalicione. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 51 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu