Ndër plazhet e mrekullueshme që lagen nga deti Adriatik në Shqipëri është edhe Gjiri i Lalzit. I vendosur mes Tiranës dhe Durrësit, shtrihen rreth 30 kilometra plazh të Gjirit të Lalzit.
Një peizazh ku brezi i pemëve fsheh bukur të gjitha ndërtimet tjera, ku sytë të mbesin në kthjelltësitë e ngjyrave verore, një nga plazhet me standardet më të larta të gjithë bregdetit Adriatik në Shqipëri, ka nisur të vishet i gjithi nga një tapet përrallor lulesh…
Gjiri i Lalzit ofron plazh fantastik, ku gjatë verës jo të paktë janë ata që e zgjedhin këtë vend për shkak të rërës së pastër e të imët.
Bujar Jeshili, pronar i kompleksit “Mateo” në Gjirin e Lalzit”, ndihen të kënaqur kur kanë vizitorë.
“Kemi 22 vjet që operojmë me biznesin e turizmit. Roli është i joni, punëtor i vetvetes edhe të presim sa më shumë turistë nga gjithë diaspora dhe nga Kosova edhe nga Shqipëria kuptohet… I kënaqur njeriu nuk është asnjëherë, sepse të jesh i kënaqur nuk vazhdon punën më, por jemi shumë të kënaqur kur na vijnë vizitorë nga jashtë apo nga Kosova edhe Tirana”, thotë ai.
Baret dhe restorantet kanë nisur të mbushen, ndërkohë që të shumtë janë ata anës detit zgjedhin të luajnë volejboll apo sporte të tjera.
“Unë kam 150 komplete çadrash, i kemi bërë me katër shtretër, dhe me tre shtretër në bazë të familjes që vjen, operojmë për familjarë. Kemi hotele me 26 dhoma, kemi restorantet, kemi parking. Në ditë disponojmë 1500 persona në ditë, ky është kapaciteti jonë. Flasim për pikun e ditës për shembull. Ditët tjera janë nga 1000, 800, 700, e pastaj sipas ditëve”, shton ai.
Ata që vijnë të shijojnë bregdetin e Gjirit të Lalzit, do të kenë mundësinë të pushojnë tek hoteli “Te Stela”. Për një udhëtim të paharruar kush më mirë do të kujdeset për ju se agjencia turistike “Fibula”.
Hotel “Te Stela” ka kapacitet prej 100 dhomave, dy pishina të brendshme, një pishinë të jashtme, një SPA me shërbime dhe ambiente të tjera rekreative.
Ofron një parking të gjerë falas në shërbim të klientëve dhe kopsht lodrash për fëmijët.
Martin Gjonaj-drejtor i përgjithshëm i hotelit “Te Stela”
“Ne sapo hymë në një dhomë dhe mund t’iu prezantojë facelitetet që ka një dhomë dhe pamjet mund t’i shihni vet. Kjo është një suitë ka një paradhomë dhe dhomën e gjumit andej. Gjithë dhomat janë të pajisura me ekran të madh televizori. Ka një mini-bar ku janë të gjitha pijet në funksion të klientëve. Ka ajër të kondicionuar çdoherë dhe WI-FI është falas. Shumica e dhomave që janë të këtij seksioni janë me pamje nga pishina. Kjo është pishina e jashtme ku mund të shikoni mirë që një pjesë e klientëve janë rikthyer pas një pauze të gjatë”, tregon ai.
Në verandat pranë kopshteve ju do të keni mundësinë të ushqeheni në vaktet tuaja, kështu për të respektuar masat për parandalimin e përhapjes së korona virusit. Qysh në hyrje të hotelit janë vendosur dezinfektues, në korridore e në ballë të ashensorëve janë vendosur udhëzues për respektim të masave.
Kështu Shqipëria ka hapur dyert për turistë shqiptarë anës bjeshkëve, dhe jo vetëm…
“Ofertat që kemi bërë për qershorin dhe në vazhdim do të jenë të vlefshme edhe për korrikun. Sidomos për klientët tanë kosovarë. Janë paketa që përfshijnë mëngjesin, darkën dhe facelitete të tjera, pishinat. Dhe konkludojnë në një ofertë të mirë, 28 euro personi, pra me dy vakte përfshirje dhe kanë gjitha facelitetit të tjera. Të njëjtën kuotë kanë edhe një tjetër që përfshin përveç facelitetit të hotelit, mëngjesin edhe një vakt tjetër, përfshin edhe pjesën e ambientit të detit. Duke qenë se kemi afërsi me detin e Gjirit të Lalzit kemi bërë një marrëveshje me struktura në bregun e detit në vijën e parë në Gjirin e Lalzit”, thekson Gjonaj.
Periudha e pandemisë ka qenë e vështirë edhe për sektorin e hotelerisë. Shumë data të akomodimeve janë anuluar e shumë humbje ka pësuar edhe vet hoteli “Te Stela”. Megjithatë, mbesin me shpresë që rritje e numrit të klientëve nga Kosova do të rikuperojë pjesën e dëmtimeve që po lë pas pandemia…
Atraksione, bukuri dhe pushim të rehatshëm duke vizituar disa nga hotelet më të bukura në rivierën e bregdetit të Shqipërisë…
Kjo mundësohet përmes agjencisë turistike “Fibula”, e cila pothuajse është lidere në turizëm, me oferta të volitshme dhe të begatshme.
Ritë Sahiti, agjente e shitjes në “Fibula Travel”
“ Ne risi kemi gjatë gjithë kohës mirëpo ajo që karakterizon këtë fillim sezone është që kemi më shumë hotele, numër më të madh të hoteleve në Shqipërinë tonë të bukur në krahasim me vitin e kaluar…Kemi një numër më të madh të hoteleve në të gjitha qytetet e Shqipërisë”, thekson ajo.
Atraksion i vërtetë është edhe “Max Royal G”, pranë Malit të Robit në Durrës.
“Duke qenë që tani kemi kaluar një periudhë më të rëndë, jo vetëm ne por të gjithë janë goditur nga virusi, jemi munduar që të ofrojmë oferta sa më të lira për këtë klientët tonë. Për shembull mund të fillojmë nga hoteli në të cilin veç se gjendemi është Max Royal G që gjendet në Durrës, çmimet fillojnë nga 22 euro për person në dhomë dyshe, fjetje me mëngjes”, shton Sahiti.
Pavarësisht situatës pandemike me të cilën po përballet vendi dhe jo vetëm, rezervimet për pushime veç se kanë filluar.
“Ne gjithmonë jemi shquar për një seriozitet mjaft të madh dhe gjithmonë e kemi primare sigurinë e klientit tonë, kështu që siç kemi vepruar edhe më herët, jemi duke vepruar edhe tani, nuk është diçka e re për neve. Pasi që jemi munduar gjithmonë që klienti të jetë sa më komod dhe të jetë sa më i sigurt në vendin ku ai zgjedh të kaloj pushimet e tij”, tregon ajo.
Agjencia Turistike “Fibula Travel”, ofron edhe shumë mundësi tjera në vende të tjera turistike. Destinacion i kërkuar mbetet Mali i Zi, ku Fibula vazhdon të ketë bashkëpunim me “Holiday Village” në Ulqin.