Shqipëria ende pa kryeprokuror, KLP zvarrit sërish procedurat – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm janë zvarritur sërish. Për të dytën herë Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ia arriti qëllimit për të miratuar metodologjinë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për kreun e akuzës. Kështu që miratimi u shty për seancën e ardhshme pasi disa nga anëtarët kërkuan ndryshime në variantin përfundimtar. Aktualisht në garë për postin e prokurorit të përgjithshëm janë prokurorja aktuale, Arta Marku, prokuroja e Apelit, Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela. Nëse parlamenti nuk zgjedh me shumicë të cilësuar një nga kandidatët brenda një afati prej 30 ditësh , automatikisht prokuror do të zgjidhet i pari që do të listohet nga KLP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu