Shqipëria barazon me Islandën. Si rrodhi ndeshja me momentet kryesore

0
Shqipëria barazon me Islandën. Si rrodhi ndeshja me momentet kryesore
Gjigandi

Ka përfunduar në barazim 1 me 1 ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës.

90’+3′ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1 mes Islandës dhe Shqipërisë.

90’+1′ Vrioni ka mundësinë të gjuajë në portë në krahun e majtë të sulmit por nuk ia del të mposhtë Runarson.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

90′ Olafson ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Ramadanit.

RonaTyra

89′ Gabime të shumta në pasim të kuqezinjve që nuk arrijnë të krijojnë më aksione të rrezikshme duke i dhuruar topin kundërshtarëve.

86′ Gudjonsen nuk ia del të ndalë topin në zonën e Shqipërisë me Ismajlin që e detyron të kryejë faull ndaj mbrojtësit shqiptar që i hoqi sferën nga këmbët.

85′ Balaj në të majtën nis një top drejt Vrionit, por mbrojtësit vendas largojnë rrezikun.

82′ Vjen edhe zëvendësimi i fundit i Rejas me Veselin i cili merr vendin e Balliut.

60′ Panik në zonën kuqezi, pas disa harkimeve dhe një goditje këndi të islandezëve. Për fat Magnuson gjuan shumë larg katërkëndorit të Berishës.

79′ Ramadani hynë në fushën e lojës në vend të Abrashit në këto minuta të fundit.

77′ Asllani provon në hyrje të zonës të gjuajë në portë, por sheh tentativën e tij të bllokohet.

75′ Ndërkohë Thrandarson dhe Eliertson hyjnë në fushën e lojës për Islandën.

76′ Hysaj harkon nga e majta, Balaj devijon në qendër por Balliu më pas kapet në pozicion jashtë loje.

74′ Reja ndërron të gjithë repartin e avancuar me Çekiçin, Cikalleshin e Seferin të cilët i bëjnë vend Asllanit, Balajt dhe Vrionit.

72′ Sigurdson gjuan nga distanca, por sfera përfundon në duart e Berishës.

70′-71′ Situatat zhvendosen nga njëra anë e fushës në tjetrën me kundërsulme të shpejta, por askush nuk ia del që të gjuajë në portë brenda zonës.

69′ Balliu nga e djathta dhe pastaj Hysaj nga e majta harkojnë shumë mirë në qendër të zonës, por mbrojtja vendase largon çdo rrezik në lojën në ajër.

65′ Aksion i shpejtë i kuqezinjve me Çekiçin në krahun e majtë, topi i tij në qendër nuk devijohet nga Cikalleshi e pastaj Balliu në shtyllën e dytë nuk ia del të kthejë sferën ne rrjetë.

62′ Nis seria e zëvendësimeve me Anderson dhe Haraldson të cilët hyjnë në fushën e lojës për Islandës.

56′ Thorsteinson shfaqet përsëri në zonën kuqezi dhe gjuan menjëherë, por Berisha e ndal këtë radhë tentativën e tij.

55′ Balliu harkon në mënyrë perfekte nga e djathta për Seferin, por goditja me kokë e këtij të fundit përfundon jashtë katërkëndorit.

52′ Aksion i Cikalleshit në krahun e djathtë, pasimi i tij gjen Gjasulën në hyrjë të zonës por gjuajtja e mesfushorit bllokohet nga një mbrojtës i vendasve.

50′ Balliu është lojtari i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në një sfidë e cila tashmë është tensionuar paksa.

49′ GOOOL ISLANDA! E pabesueshme gafa e prapavijës kuqezi me Gjimshitin i cili i pason Porsteinson dhe ky i fundit e dërgon sferën ne rrjetë.

46′ Asnjë ndryshim në radhët e dy skuadrave në rifillimin e pjesës së dytë.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë ndaj Islandës.

45′ Jepet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

44′ Pas një kontakti në zonë mes Gudjonsen dhe Gjimshitit, islandezët kërkojnë penallti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë

40′ Pas golit, Shqipëria nuk është tërhequr mbrapa, por po vazhdon të sulmojë në kërkim të një tjetër rrjete për të bërë më të sigurt një fitore.

37′ Tjetër harkim nga Balliu në të djathtë, topi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga sulmuesit kuqezi.

35′ Kundërsulm i shpejtë i Islandës, Sigurdson shfaqet para Berishës, por gjuan shumë lehtë dhe çon topin në duart e portierit.

34′ Tjetër aksion në krahun e djathtë me dyshen Balliu-Abrashi. Mbrojtësi pason në qendër për mesfushorin i cili devijon por nuk ia del të kthejë sferën drejt katërkëndorit

30′ GOOOL SHQIPERIA! Shënon Seferi i cili i jep avantazhin kuqezinjve pas një aksioni të Abrashit i cili tentoi portën, Portieri vendas nuk ia doli të largonte sferën dhe Seferi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë.

29′ Seferi dhe Balliu tentojnë dy herë radhazi të gjuajnë në portë brenda pak sekondash, ën ët dy rastet duke u bllokuar nga mbrojtja vendase.

26′ Lëvizje të mira nga kuqezinjtë në krahun e djathtë, topi ne qendër i Abrashit nuk shfrytëzohet e më pas Gjimshiti nuk arrin të pasojë për Seferin përpara portës kundërshtare duke çuar topin jashtë.

22′ Hysaj humb topin në gjysmëfushë dhe Johaneson përfiton për të lëshuar një gjuajtje nga jashtë zonës, por për fat të mirë pa gjetur katërkëndorin e Berishës.

19′ Berisha shpëton Shqipërinë nga goli i disavantazhit. Pas një rivënie anësore, topi shkon te Sigurdson i cili gjuan në portë, pro sheh portierin të devijojë mbi traversë sferën.

17′ Shqipëria mundohet të nisë topin disa herë radhazi në zonën vendase, por nuk gjen hapësirë për gjuajtje, pasi çdo tentativë bllokohet nga mbrojtja islandeze. Në fund është Seferi i cili gjuan por sheh sferën të devijohet mbi traversë.

14′ Sigurdson i shmanget pozicionit jashtë loje, del në krahun e djathtë por pasimi i tij në qendër largohet nga Kumbulla.

10′ Rivënie anësore e rrezikshme e islandezëve që hedhin topin në zonë, Helgason mundohet të devijojë me kokë por Berisha del dhe prek sferën duke fituar një faull.

6′ Shumë faulle në minutat e parë të sfidës, por kuqezinjtë janë ata të cilët kanë iniciativën dhe zhvendosin manovrën në gjysmëfushën kundërshtare.

2′ Shqipëria fiton shpejt një goditje këndi në krahun e djathtë, por kuqezinjtë kthejnë topin mbrapa në ekzekutimin e saj duke humbur mundësinë për të rrezikuar portën vendase.

1′ Nis ndeshja me topin e parë nga qendra që shkelmohet nga Cikalleshi.

FORMACIONET ZYRTARE

ISLANDA: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, Sigurdson, Gudjonsen, Torsteinson.
Trajner: A Vidarson

SHQIPËRIA: Berisha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Seferi, Çikalleshi.
Trajner: E. Reja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu