Dy anëtarë të Shkëndijës së Tetovës dhe gjashtë të Renovës kanë rezultuar bartës të Koronavirusit.
Ky ishte rezultati i testimeve të kryera në laboratorin e spitalit privat “Axhibaden Sistina” për COVID-19.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht Sindikata e Futbollistëve në Maqedoninë e Veriut:
“Pas testimit të skuadrave nga Tetova janë diagnostikuar 6 raste pozitive me CoVid-19, 4 nga Renova dhe 2 nga Shkëndija. Emrat e futbollistëve janë dërguar në klubet përkatëse, të cilat anuluan stërvitjet e së dielës, ndërsa të prekurit pritet të vihen në karantinë dhe të tjerët në vetë izolim.”
Ndërsa klubi tetovar, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, sqaron:
“Për fat të keq, gjatë ditës së sotme, nga Sindikata e Futbollistëve dhe spitali Sistina na është njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitivë.
Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e radhës do t’i marrë në koordinim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.
Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të radhës.”