Shkencëtarët kinezë dhe amerikanë bashkëpunojnë për gjurmimin e origjinës së COVID-19

0
Gjigandi

Ndërsa disa politikanë të administratës së Trump-it nxitojnë të përhapin teorinë konspirative që origjina e COVID-19 është nga një laborator në Wuhan, shkencëtarët amerikanë po bashkëpunojnë me kolegët e tyre kinezë në gjurmimin e origjinës së koronavirusit.

Ian Lipkin, drejtor i Qendrës për Infektimin dhe Imunitetin në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Kolumbias, po bashkëpunon me një grup kërkuesish kinezë, të kryesuar nga Lu Jiahai, profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit “Sun Jat Sen” të Guangzhou-t, për të zbuluar nëse virusi u shfaq në pjesë të tjera të Kinës para zbulimit në dhjetor, raportoi “The Financial Times”.

Lipkin, një nga “gjuetarët e viruseve” më të njohur në botë, tha se studimi mbështetet te ndihma nga Qendrat kineze të Kontrollit e Parandalimit të Epidemisë.

“Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Epidemisë e Kinës (CDC) ka interes për të mësuar sa më shumë për origjinën e këtyre tipave të viruseve… Ne ndajmë gjithçka që dimë me tërë komunitetin shkencor,” është shprehur virologu.

“Po punojmë ndërmjet rajoneve dhe departamenteve për të gjurmuar origjinën e virusit,” tha profesori Lu, duke shtuar se studimi i nisur në shkurt do të ketë rezultate në fund të këtij viti.

RonaTyra

Ai shtoi se CDC-ja e Kinës ka ndihmuar në lidhjen me spitalet dhe qendrat vendore të kontrollit e të parandalimit të epidemisë në mbarë vendin dhe e ka lejuar grupin e tij të analizojë mostrat e gjakut të pacientëve të pneumonisë në mbarë vendin, që nga dhjetori dhe madje më herët.

Kjo është pjesa kyçe e punës së tyre, nëpërmjet së cilës ata studiojnë nëse koronavirusi kishte ekzistuar në popullsi para se të zbulohej në Wuhan.

Grupi kërkimor Kinë-ShBA gjithashtu po studion mostrat e gjakut të kafshëve të egra të ndryshme, të cilat dyshohen si origjina e virusit, dhe po përpiqet të kuptojë se si virusi kalon nga kafsha te njeriu, tha profesori Lu.

Lipkin ishte anëtar i një grupi shumëkombësh që publikoi një artikull mbi origjinën e virusit në revistën “Nature Medicine” në mars, ku nxirret përfundimi se koronavirusi, i mbartur nga pangolini malajzian i importuar në mënyrë ilegale, është i ngjashëm me SARS-CoV-2. Por ata besojnë se pangolinët apo lakuriqët e natës nuk janë “paraardhësi i drejtpërdrejtë” i koronavirusit të ri.

“Marrja e renditjeve virale përkatëse nga burimi shtazor do të jetë rruga më e mirë e zbulimit të originës së virusit,” theksohet në artikull, duke shtuar se do të ishte “shumë informative” renditja e virusit nga “rastet më të hershme”.

Para kësaj, Ian Lipkin-i është marrë me kërkimet për SARS-in në vitin 2003 dhe MERS-in më 2012-n, dhe ndihmoi në zhvillimin e testimit të shpejtë për SARS-in në Kinë në vitin 2003.

Sivjet ai e vizitoi Kinën dhe zhvilloi strategji me shkencëtarë dhe ekspertë kinezë për forcimin e bazave shkencore për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu