Bayern Munchen është fiksuar pas sulmuesit të Manchester City-t, Lorey Sane. Gjermani ishte pranë rikthimit në Bundesligë dhe në verën e 2019, por dëmtimi i tij i rëndë ndërpreu lëvizjen.
Kampionët e Gjermanisë kanë menduar dhe një tjetër ide për të bindur klubin anglez. TZ shkruan se bavarezët janë gati të ofrojnë kartonin e Lucas Hernandez për sulmuesin e kombëtares gjermane.
Mbrojtësi u ble verën e kaluar nga Atletico Madridi, por nuk ka patur fat në Bavari. Ai është dëmtuar shpesh dhe nuk ka arritur të luajë rregullisht. Guardiola do një qendërmbrojtës dhe kampioni i botës mund të jetë përforcimi i duhur për ekipin e anglezëve.