Shkarkimi i Trumpit, dëshmitë e para publike

0
Gjigandi

Dy diplomatë të lartë amerikanë ishin të parët që dolën në seancat publike dëgjimore për procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump.

William Taylor dhe George Kent kanë pohuar publikisht se ndihma ushtarake ndaj Ukrainës nuk do të zhbllokohej derisa presidenti Volodymir Zelenskiy të zotohej për të hetuar firmën energjetike Burisma, në bordin e së cilës ishte edhe Hunter Binden, i biri i rivalit kryesor të Trumpit, Joe Biden.

Diplomati kryesor amerikan në Ukrainë William Taylor ishte i pari që çeli serinë e dëshmive publike për procesin e shkarkimit që po zhvillohet ndaj presidentit Donalad Trump. Taylor, një diplomat karriere dhe ish-oficer i ushtrisë, ka shërbyer si ambasador në Kiev dhe tani mban postin e të ngarkuarit me punë.

Në dëshminë e tij para Kongresit, diplomati William Taylor, pohoi se në dijeninë e tij, ndihma ushtarake ndaj Ukrainës nuk do të zhbllokohej derisa presidenti Volodymir Zelenskiy të zotohen për të hetuar firmën energjetike Burisma, në bordin e së cilës ishte edhe Hunter Binden, i biri i rivalit kryesor të Trumpit në grarën presidenciale të vitit 2020, Joe Biden.

“Nga mesi i korrikut m’u bë e qartë se hetimi ndaj firmës Burisma dhe dyshimeve për ndërhyrjen ukrainase në zgjedhjet e vitit 2016 ishin kusht për takimit që Zelenskiy kërkonte me Trump-in,” tha Taylor.

RonaTyra

Seanca publike e procesit të shkarkimit të Trumpit pritet të kapë një shikueshmëri prej dhjetëra miliona teleshikuesish, ndërsa përveç diplomatit Taylor, para ligjvënëseve u shfaq edhe George Kent, zv./ndihmës sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike.

Zoti Kenti foli për Burismën dhe shqetësimet që kishin pasur zyrtarët amerikanë për korrupsion nga drejtuesi i kësaj kompanie, si dhe problemin e përfshirjes në bordin drejtues të kësaj kompanie të djalit të ish-nënpresidentit Biden. Por ai nënvizoi se hetimet lidhur me shqetësimet për korrupsion duhet të zhvillohen nga institucione ligjore, dhe jo përmes presionit nga zyrtarë individualë.

Në mbyllje të dëshmisë së tij ai veçoi shqetësimet lidhur me veprimet e zotit Rudy Giuliani për të diskredituar, siç e përshkroi ai, diplomatë amerikanë, dhe gjithashtu shprehu tronditjen që përjetoi kur këto përpjekje çuan në largimin nga detyra të ambasadores amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch, përcjell Ora News.

Nga ky hetim i Kongresit pritet të përcaktohet edhe fati i presidencës Trump. Demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë dëgjuar me dyer të mbyllura dëshmitë e tre diplomatëve, e që të tre janë shprehur të alarmuar në lidhje me veprimet e presidentit me Ukrainën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu